Patriarku serb thotë se referendumi në Kosovë u mbajtë më 1389!

0
29

Patriarku serb Porfiri nuk dallon asgjë nga paraaradhësi i tij kur është fjala për Kosovë. Ai në një një intervistë  për RTS se referendumi në Kosovë u mbajt në vitin 1389 dhe se Kosova nuk është vetëm djepi i popullit tonë, por edhe arka plot me reliket e shenjtorëve. “Mendoj se nuk ka asnjë dilemë se Kosova është pjesë e Serbisë. Cili është pozicioni i kishës, është thënë kaq shumë herë, saqë çdo fjalë e imja është e tepërt. Referendumi në Kosovë, nëse mund të them kështu, u mbajt në Vidovdan në 1389. Nuk është vetëm një çështje gjeopolitike për ne, por një temë e identitetit tonë. Unë u bëra murg në Kosovë në Deqan. Patriarku Pavle më tha se lutja është arma më e fortë kundër së keqes. Besoj se Zoti është në anën tonë kur bëhet fjalë për Kosovën – theksoi patriarku./shqip.press

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here