Pavarësia e Kosovës jashtë librave të historisë

0
49

Deri në klasën e nëntë, librat e Historisë nuk e kanë njësi mësimore shpalljen e Pavarësisë së Kosovës

Këto janë disa nga librat e historisë.

Mirëpo në asnjërën nga to, nxënësit që vijojnë mësimin në Kosovë nuk mund ta mësojnë historinë e krijimit të shtetit.

Shumica nga to flasin për gjithçka tjetër, përveç historisë së re së shtetit të Kosovës.

Por nga cila klasë, fillohet të flitet për të dhe pse ndodh kjo?

Bashkë autori i këtyre librave, Frashër Demaj, tregon se nga cila periudhë fillon të mësohet kjo histori, dhe çka saktësisht mësohet në klasën e nëntë.

E tëra përfundon me momentin historik për Kosovën, 17 shkurtin e vitit 2008.

Ndonëse bashkë autor, ky nuk ka përgjegjësi për vendimin që historia e Kosovës të fillohet që të mësohet kaq vonë.

Demaj thotë se kjo duhet të nis që nga klasa e katërt.

Ndërkohë, ka pasur disa zëra kritik që thonë se gjithë këto duhet të rishkruhen nga fillimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here