Pelosi: Trump është një kërcënim për kombin tonë, ai duhet të largohet

0
11

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi tha sot se presidenti Donald Trump është “një kërcënim për vendin që ne të gjithë e duam” dhe tha se ai duhet të tërhiqet.

Në fillim të debatit për tërheqjen e Trump, Pelosi vlerësoi se ai duhet të zëvendësohet, pasi që përfaqëson një kërcënim të dukshëm për sigurinë kombëtare.

“Ne e dimë që presidenti Donald Trump nxiti këtë rebelim, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të vetëm. Ai duhet të shkojë, ai është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për kombin që ne të gjithë e duam,” tha Pelosi duek iu referuar sulmit ndaj Kongresit, ku pesë persona humbën jetën.

Ajo shtoi se presidenti në largim Donald Trump “gënjeu disa herë” për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit dhe kështu hodhi një hije mbi demokracinë.

“Dhe pastaj erdhi ajo ditë e zjarrtë që të gjithë e përjetuam. Presidenti duhet të kujtohet”, tha Pelosi në fillim të debatit për shkarkimin e Trump, pas hyrjes së protestuesve pro-republikanë në ndërtesën e Kongresit më 6 janar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here