Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

0
39

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës së Repubëikës së Maqedonisë, ku e ndoqën stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të forcave speciale të Armatës.

Në stërvitjen në të cilën mori pjesë edhe shefi i Shtat madhorisë së Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, janë demonstruar veprime që zbatohen në situatë të krizës pengmarrëse në objekt lundrimi. Bëhet fjalë për operacion me skenar për lirimin e pengjeve prej objektit të lundrimit.

Koloneli Sasho Lafçiski, shef i Sektorit për Operacione Speciale në kuadër të Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për stërvitjen sqaroi se bëhet fjalë për demonstrim të aftësive luftarake dhe përdorimit të ekipeve speciale për zgjidhjen e krizës pengmarrëse.

“Stërvitja ishte demonstrim i aftësive luftarake, ndërsa elementi i dytë ishte më kompleks pasi përveç ekipeve speciale në aksion si mbështetje ishte përfshirë helikopter Mi-17 nga aviacioni i Armatës, që ndihmoi gjatë tërheqjes së një pjese të zhytësve. Mysafirët nga Sllovenia ishin të kënaqur nga demonstrimi i aftësive të dy ekipeve të deklaruara për operacione të NATO-s në ujë”, tha Lafçiski. Paraprakisht Pendarovski dhe Pahor gjatë shëtitjes në Ohër, i vizituan disa monumente kulturoro-historike në pjesën e vetër të qytetit si kishën “Shën Mëria” me Galerinë e ikonave dhe kishën katedrale “Shën Sofia”. tv21

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here