Pendarovski të mos i nënshkruajë dekretet për kandidatët për ambasadorë në periudhën parazgjedhore

0
37

Këshilli ekzekutiv i Shoqatës për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “KËSHILLI I AMBASADORËVE” me shqetësim të madh i ndjekë procedurat praktike në zbatimin e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell GazetaExpress. Njëherit në kundërshtim me parimet e saja proklamuese për mos abuzim të procedurës kuvendore të sjelljes së ligjeve “me procedurë urgjente ose procedurë të shkurtuar” në vetëm dy ditë para shpërndarjes së Kuvendit imponohet tentimi për keqpërdorimin e asaj procedure me qëllim që të miratohen ligje të cilat në esencë do të duhet t’i zbatojë qeveria e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare. Ky për ne është dëm i madh nga shumë aspekte.

Situatat janë mirë të njohura të cilat përpiqen për sjelljen e disa ligjeve të reja ose plotësimeve tl ligjeve aktuale dhe të cilat në pajtim me Rregulloren për punën e Kuvendit sillen me procedurë urgjente.

Këshilli ekzekutiv i “Këshillit të ambasadorëve”, konsideron se deputetët propozues të Propozim ndryshimeve të Ligjeve për marrëdhënie të jashtme e manipulojnë opinionin me justifikimin e tyre se bëhet fjalë për ligj i cili nuk është i ndërlikuar dhe se neni 30 nga LMJ i cili është në fuqi kushtëzon që kandidati për ambasador të ketë vetëm shtetësi maqedonase”… e kufizon Të drejtën kushtetuese të çdo qytetari që të marrë pjesë në kryerjen e funksioneve publike.

Këshilli ekzekutiv i “Këshillit të Ambasadorëve” i bën thirrje presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, në pajtim me kompetencat e tija kushtetuese, të mos i nënshkruajë dekretet për kandidatët për ambasadorë në periudhën parazgjedhore dhe veçanërisht për ata persona për të cilët në opinion janë të plasuara informacione për keqpërdorime financiare dhe të tera derisa nga pikëpamja juridike problemet nuk pastrohen,

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here