Për një natë pasiononte, ndiqni këto këshilla

0
259

Nëse jeni duke kërkuar gjëra të reja në jetën intime, përqendrohuni në joshjen përmes këtyre ideve të thjeshta që ju çojnë drejt një marrëdhënie pasionante dhe me rezultate të kënaqshme.

Provoni këto katër këshilla sonte për një natë të jashtëzakonshme.

Bëjeni një dush të nxehtë bashkë
Pas një dite të gjatë, një dush me avull do t’ju nxisë më shumë dëshirën. Fillimisht do të largoni stresin dhe të gjithë tensionin e ditës dhe pas kësaj, shtrati do të jetë më i nxehtë. Shtoni edhe disa qirinj për atmosferë. Një ambient romantik është gjithmonë plus për darkën e nxehtë.

Vishni të brendshme provokuese
Mendoni këtë natë për diçka më tërheqëse nga e zakonshmja. Lëre partnerin të surprizohet dhe të fillojë lojën si fillim me të brendshmet. Lëre atë të zbulojë më shumë pas të brendshmeve provokuese.

Filloni me lojën
Filloni me puthjet nën veshjet e njëri-tjetrit dhe dalëngadalë zbuloni çfarë fshihet nën to. Pa kaluar në aktin final, filloni lojën me ledhatimet dhe puthjet e nxehta.

Mbylljani sytë partnerit
Bëni gjëra interesante dhe jini kreativë edhe në dhomën e gjumit. Mbylljani sytë partnerit me një shall ose një kravatë. Filloni ta puthni në qafë, stomak dhe kudo që i pëlqen atij derisa të arrini…
Nëse doni vërtet që të arrini në një nivel të lartë, mbani edhe një kub akulli në gojë dhe përshkoni rrugën ngadalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here