Për shkarkimin e presidentit Meta caktohen pesë orë debat në Kuvendin e Shqipërisë

0
41

Konferenca e kryetarëve ka vendosur të zhvillojë 5 orë debat për shkarkimin e presidentit Meta gjatë seancës së radhës parlamentare.

Sipas vendimit të marrë, dekreti i presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës dhe koha do të ndahet në mënyrë proporcionale.

PS kërkoi mocion për debat ditën e enjte, për të miratuar rezolutën për shkarkimin e Metës. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi, sipas tij, synon të pengojë qytetarët shqiptarë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Balla tha dje se vendimi i presidentit Meta nuk mbështetet në Kushtetutë dhe është nul sa i takon aspektit juridik. Ai shpjegoi se pas debatit në Kuvend të enjten, pritet të ngrihet dhe një komision parlamentarë për të vlerësuar këtë vendim të presidentit dhe më pas do zhvillohet dhe seanca për shkarkimin e tij/ATSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here