Përdoruesit e PayPal zyrtarisht mund të blejnë dhe shesin kriptomonedha

0
10

Pasi zbuloi planet në muajin Tetor, PayPal tha se së shpejti të gjithë përdoruesit e platformës në SHBA do të mund të blejnë dhe shesin kriptomonedha.

Deri tani ka qenë shërbim i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish dhe tani e gjitha do të ndryshojë. PayPal thotë se të gjitha llogaritë Amerikane mund të fillojnë të blejnë, shesin dhe mbajnë bitcoin, litecoin, ethereum dhe bitcoin cash.

Duke filluar nga viti i ardhshëm PayPal do të sjellë kriptomonedhat edhe në Venmo dhe përdoruesit do të mund të blejnë nga tregtarë të ndryshëm po me kriptomonedha.

Kompania nuk ka detajuar planet se kur tregtimi i kriptomonedhave do të jetë i disponueshëm edhe në vende të tjera të botës.

Megjithatë përdoruesit i mban optimistë me premtimin se në gjysmën e parë të 2021 do të ketë lajme të mira edhe për ata që jetojnë jashtë SHBA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here