Përfshihen nga zjarri dy vetura në Dragodan

0
12

Dy vetura janë përfshirë nga zjarri minuta më parë.

Rasti ka ndodhur në Dragodan, derisa nuk raportohet për të lënduar nga ky zjarr.

Lexues të lajmi.net kanë dërguar pamje, nga ku shihet një veturë duke u djegur.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron borovci, ka thënë se nga zjarri janë përfshir dy vetura.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here