Përurohet obelisku “Kosovo Remembers” në nderim të viktimave të 11 shtatorit

0
13

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës është përuruar obelisku “Kosovo Remembers” në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2011 në ShBA.

Obelisku ka mbishkrimi “Kosovo Remember” ose në shqip “Kosova Kujton”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj me këtë rast ka thënë se edhe Kosova e përjetoi rënd sulmin mbi popullin amerikanë.

“Kosova kujton çdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjemë me Amerikën. Këtë ditë do ta kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtator të çdo viti para se të fillojmë punën do t’i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”.

Ndërsa ambasadori amerikan, Philip Kossnett, tha se është nder që çdo vit Kosova organizon një mori aktivitetesh për të nderuar viktimat e 11 shtatorit, raporton EO.

“Pas sulmit një pjesë e madhe e Kosovës u solidarizua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në kohën që ishte, duke ndezë edhe qirinj për ne”.

“Kosova vazhdon memorialet për këtë ditë. Çdo vit në Prishtinë Policia e Kosovës dhe tani më Ushtria e saj ngrisin flamurin anë e kënd kudo për këtë ditë duke nderuar viktimat e sulmit në ShBA”, tha Kossnett

Shtetet e Bashkuara përkujtojnë 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001 ndaj kullave binjake nga një grup prej 19 vetash.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2 752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here