Pesë nxënësit e helmuar janë të “Elena Gjikës”, drejtori i shkollës jep detaje

0
26

Pesë nxënës të shkollës “Elena Gjika”, në Prishtinë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi dhe janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive në QKUK.

Drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani ka thënë për lajmi.net se nxënësit e helmuar janë të shkollës “Elena Gjika”.

Ai ka thënë se gjendja e nxënësve është stabile dhe se janë duke pritur rezultatin e analize për të kuptuar shkaqet e këtij helmimi.

“Pesë nxënës të shkollës tonë janë shtri në spital, po presim analizat e fundit. Nuk dimë se si ka ndodhur pasi disa prej nxënësve marrin ushqim prej shtëpisë, disa blejnë në afërsi të shkollës dhe ushqimi që shpërndahet në shkollë. Gjendja e tyre është stabile”, ka thënë Sylejmani për lajmi.net.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë për lajmi.net se pesë nxënësit janë duke u trajtuar në Kliniken Infektive dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Ju konfirmojmë se 5 nxënës të shkollës fillore, janë duke u mjekuar në Kliniken Infektive, nën dyshimet se janë të helmuar nga ushqimi. Janë jashtë rrezikut”, ka thënë Fazliu. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here