Plan i ri për restaurimin e kalasë së Artanës

0
21

Kalaja e ndërtuar në mesjetë do të vazhdojë të restaurohet nga kompania serbe pavarësisht se institucionet e Kosovës thanë që do të kërkojnë ndërprerjen e kontratës me të. Në zyrën e BE’së kanë thënë se autorizimi për rifillimin e punimeve do të merret  nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve dhe se në javën e dytë të shtatorit kompania “Koto” do të krijojë një program të ri pune.

Ky ishte veprimi i fundit që kompania serbe “Koto” ndërmori në kalanë e Artanës, gjatë së hënës.

Pas kësaj, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve urdhëroi pezullimin e punimeve të rehabilitimit, pasi që këto ndërhyrje i konsideruan joprofesionale.

Por njëjtë nuk po vlerësojnë nga UNESCO, organizatë kjo që ka për detyrë implementimin e projektit.

Madje sipas tyre po del që një veprim i tillë ka qenë në përputhje me planin e aprovuar.

 Në një përgjigje për televizionin T7, George Papagiannis, nga kjo organizatë tha se punimet e kompanisë serbe po implementoheshin sipas kërkesës së UNESCO’s.

“Punimet po implementoheshin sipas kërkesës tonë, sipas planit te aprovuar për intervenime dhe sipas autorizimit për punime, më date 16 korrik 2019”.

Por nga UNESCO nuk kanë treguar nëse kanë informacion për ndërprerjen e këtyre punimeve.

Megjithatë këtë informatë për T7 e dhanë nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 Madje nga ky institucion konfirmuan që UNESCO ka siguruar që kompania serbe nuk do ta fillojë rehabilitimin e mureve të dëmtuara, pa marrë autorizimin nga instituti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here