Policët në Pejë lëvizin lirshëm pa maska, qytetarët për këtë po dënohen masivisht

0
6

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë fotografuar nga qytetarët në Pejë, të cilët janë parë rrugëve të këtij qyteti pa maska.

Sipas njërit nga qytetarët, i cili ka dërguar fotografinë në KosovaPress, të njëjtit i ndalin qytetarët dhe i shkruajnë gjoba për mosbartje të maskës.

Ky veprim i këtyre policëve vjen edhe pas një numri shumë të madh të gjobave që vet policia ia ka shqiptuar qytetarëve.

Kjo madje nuk është hera e parë që pjesëtarë të policisë së Kosovës fotografohen teksa vet nuk respektojnë masat që ata do të duhej të përkujdeseshin për zbatimin e tyre nga qytetarët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here