Policia e Nju Jorkut kërkon nga “Google” të mos e tregojë vendndodhjen e policisë

0
23

Aplikacioni i kompanisë Google, i quajtur “Waze”, është i njohur për ofrimin e të dhënave për pengesat e ndryshme në rrugë. 

Sidoqoftë, një veçori e këtij aplikacioni ka shkaktuar konflikt me zyrtarët për sundimin e ligjit, sepse ata po e kundërshtojnë mënyrën se si ky aplikacion e tregon vendndodhjen e pikave të kontrollit nëpër rrugë.

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut ia ka dërguar një letër kompanisë “Google” dhe ka kërkuar që të largohet kjo veçori nga aplikacioni “Waze”.

Në këtë letër, policia e Nju Jorkut ka thënë se tregimi i vendndodhjes së pikave të kontrollit po e vështirëson aftësinë e tyre për t’i mbajtur rrugët të sigurta.

“Publikimi i të dhënave të tilla për konsum publik është veprim i papërgjegjshëm, sepse u shërben vetëm vozitësve të dehur që t’iu shmangen pikave policore të kontrollit dhe në këtë mënyrë të nxitet vozitja e rrezikshme”, thuhet në letrën e policisë.

“Tregimi i vendndodhjes së pikave të kontrollit i vë në rrezik vozitës, udhëtarët dhe publikun e përgjithshëm”, shkruhet më tej në këtë letër.

Sidoqoftë, zyrtarët e kompanisë “Google” thanë se siguria është prioritet kryesor i tyre dhe se informimi i vozitësve për pikat e kontrollit të shpejtësisë ua mundëson atyre që të jenë më të kujdesshëm dhe të marrin vendime më të sigurta kur ndodhen në rrugë, shkruan “New York Times”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here