Policia e Tetovës e pa fuqishme, grupe të rinjësh pas iftarit pijnë kafe

0
16

Kemi hyrë në muajin e tretë të një izolimi për shkak të pandemisë nga Covid 19 ose e quajtur ndryshe Korona ndërsa akoma beteja me këtë virus nuk është fituar , në ndërkohë që numri i të infektuarve po rritet çdo ditl informon Tetova Sot.
Edhepse institucionet shëndetësore dhe të tjera kompetente po bëjnë thirrje për kujdes rreth pandemisë duket se njerëzit tashmë kanë nisur të thyejnë rregullat e izolimit ose karantinës duke mos përfillur këto urdhëra por në ndërkohë që edhe policia kohëve të fundit po tregohet indiferente në Tetovë por edhe zonat përreth.Ora policore në fakt duhet të fillojë në ora 19 por e vërteta është se ajo fillon më vonë derisa nëpër kafenetë plot klientë dhe nëpër rrugë sheh grumbuj njerëzish që nuk respektojnë as orën policore,as distancimin social dhe as vendosin maskat madje përcjellë TetovaSot.

Policia nuk po merr masa në këtë drejtim në ndërkohë që frikshëm po rritet numri i të prekurve por edhe i viktimave nga Covid-19.

Policia e Tetovës duket e pafuqishme në këtë drejtim pa derisa grupe tw rinjwsh pas iftarit pijnw kafe normalisht si të mos kishte gjendje të jashtëzakonshme.

Të rinjtë grupe-grupe në Tetovë rrijnë përballë policëve duke kaluar të pandëshkuar dhe sanksionuar.

Beteja me pandeminë vazhdon ndërsa jo vetëm që duket akoma e largët fitorja e plotë kundër këtsaj luftë të padukshme,por paralajmërohet madje edhe një valë e dytë në vjeshtë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here