Policia thotë se i vetmi sulm i paraqitur në protestat e djeshme është i Ismet Gurrit

0
19

Lidhur me protestën e djeshme e që u mbajt në sheshin Skënderbeu, MPB ka informuar se ka të paraqitur vetëm një sulm fizik nga person i panjohur dhe apelon nëse ka edhe sulme tjera t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor.

Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar kumtesë rreth incidentit të djeshëm që i parapriu protestës së organizuar nga familjarët e El Chekës. Vëllai dhe nëna e El Chekës akuzojnë Ismet Gurin se i ka sulmuar,ndërsa Guri deklaroi se ai ishte viktima në incident. 

Nga MPB thonë se nga incidenti i djeshëm në Sheshin Skënderbej në polici është lajmëruar vetëm një sulm fizik nga një person i panjohur në drejtim të  Ismet Gurit. 

“Ministria për Punë të Brendshme (MPB) e informon opinionin se lidhur me protestën e djeshme në sheshin Skënderbeu në Shkup ka të paraqitur vetëm një sulm fizik nga personi N.N mbi I.G të cilit i është ofruar ndihmë në Spitalin e qytetit “Naum Ohridski”. Kallëzime tjera për sulm fizik në protestën e djeshme deri tani në MPB nuk ka. Apelojmë se nëse ka të kryer çfarëdo vepre mbi sigurinë e secilit qytetarë, atë ta paraqesë në stacionin më të afërt të policisë në bazë të së cilës MPB  sipas standardeve profesionale do të ndërmerr masa adekuate në pastrimin e rastit, si edhe në çdo rast tjetër”, thuhet në komunikatën e sotme të MPB-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here