Presidenti i Malit të Zi nënshkruan Ligjin për religjionet

0
152

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka miratuar ligjin problematik të religjoneve dhe besimeve të shtunën, një ditë pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan dhunshëm disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet në gazetën zyrtrare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit.

Miratimi i këtij ligji u përcoll me bojkot të deputetëve pro-serbë si dhe dhunë në mes të deputetëve.

Veprimi i deputetëve opozitarë serbë kishte të bënte me faktin se Serbia nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të një ligji për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë në pronat që administron.

Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë.

Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here