Presidenti Meta vlerëson lart sakrificën e familjes Jashari

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, sot po viziton Prekazin. Ai tani gjendet në kompleksin memorial ”Adem Jashari”, ku po njihet me historinë e familjes së heroit,  Adem Jashari.

Lidhur me vizitën që i bëri kompleksit ”Adem Jashari”, Meta tha se përshtypjet janë shumë të mira, pasi që nga vizita e kaluar ka pasur ndërtime të muzeut siç tha ai mjaft domethënës dhe unik për të gjithë shqiptarët.

Ai tha se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij është një nga aktet më frymëzuese. Presidenti i Shqipërisë, dje u pritë me ceremoni shtetërore, u nderua me Urdhrin e Pavarësisë nga presidenti i Kosovës, ndërsa mbajti edhe një konferencë për media bashkë me presidentin Thaçi, të cilët u pajtuan për disa pika.

Meta gjatë ditës së djeshme u takua edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Presidenti Meta nga u zotua se shteti shqiptar do të vazhdojë me ndihmën e pakursyer dhe të gjithanshme për Kosovën, sidomos në agjendën euroatlantike.

Posto nje koment

Please enter your comment!
Emri juaj ketu