Presidentja “infektohet” me “virusin Gërvalla”, i quan shtete baltike Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë

0
58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një reagim nga New York-u pas ngjarjeve të ndodhura në veri të Kosovës ku është djegur qëndra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe është sulmuar me bombë e njejta në Leposaviç.

Osmani ka thënë se këto veprime shihet qartë që janë përpjekje e serbo-ruse për destabilizim të rajonit të Ballkanit, me metodat e njëjta që Rusia i përdorë në Ukrainë, Moldavi e Gjeorgji.

Megjithatë Osmani këtyre tri shteteve u është referuar gabimisht si “shtete baltike”.

“Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje de Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet
baltike: Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji” është fjalia në postimin fillestar të presidentes ku pas i ka shkruar “shtete baltike” ka vendosur shenjën e pikësimit “:” dhe ka numëruar Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Megjithatë, postimi është rregulluar dhe në vend të “dy pikave”, presidentja ka vendosur “presje”.

Postimi i edituar

Shtete baltike janë vetëm tri dhe ato janë: Estonia, Letonia dhe Lituania.

Ndryshe gabimet e krerëve të institucioneve në rrjete sociale janë të shumta. Kryediplomatja Gërvalla ngatërron herë pas here flamujt e shteteve. Njejtë i ka ndodhur edhe ministres Arbërie Nagavci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here