
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro, i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Poliicia.