Prindi kërkon ndihmë për shërimin e vajzës 2 vjeçare, e diagnostifikuar me sëmundje të rëndë

0
45

Një prind me emrin Berat Ajeti, së bashku me bashkëshorten e tij po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për shërimin e vajzës 2 vjeçare.

Vajza e tyre është diagnostifikuar me sëmundjen e tumorit në pjesën e legenit/këllqeve, shkruan Jepi zë.

Operimi i 2 vjeçares kushton afër 84 mijë euro, shumë e papërballueshme për çiftin Ajeti, andaj kërkojnë ndihmën e qytetarëve.

Postimi i plotë nga prindi i vajzës:

Të dashur familjar, miq e kolegë kerkojë ndihmën tuaj për shërimin e vajzës sime 2 vjeçe e cila u diagnostifikuar me smundjen e tumorit në pjesën e legenit/kellqeve. Dhe operacioni po është e pamundur në spitalet e Kosovës ose i rajonit përveç ne Turçi.
Në spitalin ‘Memorial’ në Stamboll ka ofruar një zgjidhje, por për këtë kërkon 83.650 euro.
Ministria ka premtuar se do mbuloj shpenzimet me 30.000 . Pjesa tjetër na përket neve dhe është shumë e papërballueshme.
Ju lutem na ndihmoni me aq sa keni mundësi.
Më posht i keni dokumentacionet nga spitali dhe të dhënat e mija.
Zoti ju shperbleft e ju ruajt familjet e juaja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here