Profesori i UP-së për rritjen e numrit të studentëve në Mjekësi: Për këso ndërhyrje u përjashtuam nga EQAR dhe ENQA

0
42

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha ka dalë kundër vendimit të Ministrit të Arsimit, Ramë Likaj për rritjen e numrit të studentëve në Universitetin e Mjekësisë.

Rexha në Facebook ka shkruar se po habitet se ku ka gjetur Ministri Likaj bazë ligjore për këtë .

“Ministër po habitem se ku e gjete bazën ligjore, kur edhe në preambulën e vendimit tënd bazohesh ne “…Organizimin dhe Funksionimin e Administratës dhe Agjencive të Pavarura…” – është pikërisht fjala e “pavarur”, që nënkupton i pavarur edhe nga ministria! Ministër, pikërisht për kësi ndërhyrje arbitrare të ish-ministrit Shyqiri Bytyqi Agjencia e Akreditimit u përjashtua nga EQAR dhe ENQA, sepse iu cenua “pavarësia në  ”. Ky vendim i juaji e shkatërron krejt punën e zellshme që po bënë tani Agjencia për Akreditim me partner ndërkombëtar si USAID, HERAS, GIZ, etj. për kthimin në EQAR dhe ENQA”, ka shkruar ai, duke thënë se një vendim i tillë nuk është i mirë as për kandidatët për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë dhe as për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

“Çfarë mesazhi është ky”, ka pyetur tutje profesori i UP-së, teksa i ka dhënë edhe një propozim ministrit.

Ministër, që një propozim si do të duhej të kishit vepruar:

1. Ta këshilloni Fakultetin i Mjekësisë të aplikoj për ri-akreditim të parakohshëm – dhe në aplikim të cekë së dëshiron ta rrit vetëm numrin e studentëve (për dallim nga RVV e vjetër). Fakulteti i Mjekësisë ka mbi 100 profesorë dhe hapësira më së të mjaftueshme, sesa kërkohet me Udhëzimin Administrativ 15/2018 dhe rritja e numrit të studentëve për 30% nuk do të ishte problem.

2. Agjencia, kërkesën e Fakultetit të Mjekësisë, do ta kishte trajtuar me prioritet dhe do t’ia përcillte vlerësuesve të jashtëm, ekspertëve të njëjtë, që veçse e kanë vlerësuar më herët programin e Fakultetit të Mjekësisë.

3. Ekipit të ekspertëve iu mbetet vetëm të binden se, po, Fakulteti i Mjekësisë i ka kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturë të mjaftueshme për më shumë studentë. Dhe ata, online do të kishin vlerësuar, sikurse qe tani është praktike dhe rekomandim nga ENQA, se gjendje faktike është në favor të kërkesës, dhe vendimi do të ishte pozitiv.

4. Agjencia do ta miratonte vendimin, në mbledhje online

5. Fakulteti do të pranonte studentët shtesë, konformë vendimit të ri të Agjencisë, sipas pikëve të konkursit.

“Andaj Ramë, mos u bë si Shyqa por tërhiqe vendimin dhe fillo menjëherë bashkëpunimin me Fakultetin e Mjekësisë për aplikim të parakohshëm në Agjenci të Akreditimit”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here