Prokuroria mbyllë hetimet për Bedri Hamzën për aferën e hidrocentraleve

0
153

Hetimet e nisura disa muaj më parë për ministrin e Financave, Bedri Hamza, në aferën e njohur si afera e hidrocentraleve janë mbyllur për ministrin Bedri Hamza.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori special Sylë Hoxha. “Është e vërtetë që në mungesë provash hetimet për Bedri Hamzën janë mbyllur”, ka thënë Hoxha. Ai nuk ka dhënë detaje për ministrat e tjerë të përfshirë pasi, sipas Hoxhës, prokurori i rastit gjendet në pushim dhe nuk mund të marrë informacione më të detajuara.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.

Në Komisionin Qeveritar për Privatizimin të KEDS-it kanë marrë pjesë: Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bedri Hamza, ministër i Financave, Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në maj 2018 ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve për privatizimin e katër hidrocentraleve në mënyrë tinëzare bashkë me rrjetin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike. Burimet e Kallxo.com brenda Prokurorisë së Shtetit kanë konfirmuar se para pak çastesh, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën e Prishtinës vendimin për nisjen e hetimeve ndaj tetë personave të përfshirë në shitjen e Distribucionit të KEK-ut.

Burimet kanë sqaruar se në aktvendimin për hetime janë gjashtë zyrtarë të lartë të Qeverisë, duke përfshirë 5 ish-ministra, tre prej këtyre ministrave janë anëtarë momentalë të Qeverisë. Hetimet kanë nisur edhe ndaj një zyrtari të KEK-ut dhe një zyrtari të qeverisë të përfshirë në implementimin e kontratës.

Vendimi për fillim të hetimeve është marrë pas një periudhe prej gati 2 vjetëve të fazës së parahetimeve që kanë nisur pas raportimeve në media. Vendimi për fillim të hetimeve është marrë vetëm disa ditë para se të ndodhte parashkrimi pasiv i veprës së mundshme penale. Privatizimi i KEDS-it kishte ndodhur me datën 8 maj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here