PSG merr një lajm të mirë para ndeshjes me Dortmund në L.K

0
11

PSG ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Të mërkurën e kaluar, trajneri Thomas Tuchel kishte hedhur dyshime rreth rikthimit të Neymar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të them njëqind për qind se mund të luajë kundër Dortmundit”, kishte deklaruar Tuchel, përcjell lajmi.net.

Sot (e premte), gazeta franceze L’Equipe raporton se braziliani do të rikuperohet dhe do të jetë i disponueshëm për trajnerin Tuchel për sfidën kundër Dortmund.

Neymar tashmë ka humbur tri ndeshje pasi është lënduar më 1 shkurt në ndeshjen mes PSG dhe Montpellier

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here