Publikimi i incizimeve të reja, Stefanova është thirrur për dëshmi

0
12

Edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita” dje, dita  tretë e radhë sot publikoi incizim të ri të një bisede mes Jordan Orce Kamçev  dhe Bojan Jovanovski (Boki 13) për rastin “Reket”.

Në incizimin e publikuar ata bisedojnë për lëndën “Perandoria” të PSP-së në të cilën është i dyshuar Kamçevi, ndërsa në një bisedë është e përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila përmes bisedës Kamçev-Boki 13 suflon dhe sqaron procedura. Kamçev dhe Boki 13në një pjesë të incizimit e përmendin edhe kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa Boki 13 paralajmëron se do të takohet dhe do të provojë ta imponoj Kamçevin, por nuk ka detaje se ku dhe si do të organizohet ai takim.

Në incizimin e fundit i treti me radhë nuk ka video që të shihet se ku dhe si realizohen bisedat dhe e gjithë kjo është mbështetur vetëm me transkriptat e  bisedës.

Autori i incizimeve të cilat tashmë tri ditë me radhë i publikon edicioni nuk dihet, e as se si janë incizuar dhe kush i ka distribuuar.  Publikues është gazetari Laris Gajser, i njohur për qëndrimet e tija djathtiste dhe për afërsinë me persona të së djathtës ekstreme evropiane, si dhe me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here