Publikohet agjenda për festën e pavarësisë, kështu do të shënohet 17 shkurti

0
65

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka publikuar agjendën e ditës së pavarësisë së Kosovës.

Dita do të fillojë në ora 08:00 me ngritjen e flamurit të Kosovës dhe gjithashtu do të vazhdojë me vizitë në kompleksin memorial Adem Jashari, shkruan lajmi.net.

Më tej, në ora 10:30 do të ketë vizitë tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Gjatë ditës së 17 shkurtit do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe do të bëhet vizitë ushtrisë së Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë agjendën:

08:00

Ngritja Flamurit

(Të pranishë dy udhëheqësit shtetërorë dhe KOMFSK, Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK-së)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:10

Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë në Kompleksin Adem Jashari)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:30

Vendosje kurorash te varri i ish – Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova)

10:40

Vendosje kurorash te varri i Veprimtarit Adem Demaçi

(Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi)

Vendi: Varrezat në Velani – Prishtinë

11:00

Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës

(Seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës nën kujdesin e SH. S. Znj.Vjosa OSMANI Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të pranishëm dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Të pranishmëve iu drejtohet SH. S. Znj. Vjosa OSMANI)

Vendi: Kuvendi i Republikës së Kosovës

12:00

Vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës

Trupave të FSK-së iu drejtohen me fjalë përshëndetëse SH.S. Znj. Vjosa OSMANI, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe SH.T.Z Albin KURTI, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”

18:00

Pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës

(Pritje për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën kujdesin e

SH.T.Z Hashim THAÇI President i Republikës së Kosovës. Të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.

Vendi: Bogdanipolis – Katedralja Shën NÊNË TEREZA. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here