Punëtorët e Trepçës bojkotojnë punën sepse nuk iu dolën rrogat

0
36

Punëtorëve të Trepçës u vonohen pagat, minatorët shprehin pakënaqësi. Ibrahimi e pranon që ka probleme.

Është ora shtatë e mëngjesit, në këtë kohë zakonisht dalin në punë minatorët e Trepçës.

Por këtë të enjte këto dyer mbeten të mbyllura.

Kjo për shkak se një pjese të punëtorëve nuk i kanë dalur rrogat e për këtë arsye kanë bojkotuar punën.

Për këtë çështje ata kanë mbajtur një mbledhje me kryeshefin, Basri Ibrahimi e pjesëtaret e sindikatës.

Kryetari i Sindikatës së Trepçës thotë që pagat në këtë ndërmarrje merren prej datës 7 deri me datën 10 të çdo muaji.

Osmani thotë që kjo nuk është hera e parë që ndodh një vonesë e tillë duke theksuar që pakënaqësitë e punëtorëve janë rritur.

Se nuk është gjendja e mirë në gjigantin metalurgjik të Kosovës e thotë edhe vetë kryeshefi i saj, Basri Ibrahimi.

Por ai thotë që problemi me paga ka qenë kryesisht teknik.

Këtë arsyetim nuk e besojnë punëtorët këtu, prapa kamerës ata i kanë thënë televizionit se puna e vonesave ka nisur të bëhet dukuri në minierë.

Ndërkohë gjatë një ndërrimi punëtorët e Trepçës nxjerrin 5 mijë e 500 tonë xehe.

Kështu i bie që kjo sasi ka humbur gjatë ditës së enjte, pasi që punëtorët s’kanë qenë në detyrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here