Putin shkon në pushime me Lukashenkon, publikohen fotot

0
25

Kur raportet me shtetet perëndimore vijojnë të jenë të tensionuara, presidenti rus Vladimir Putin shijon kohë të lirë me homologun e tij të Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko i cili po ashtu nuk ka aspak marrëdhënie të lehta me Brukselin e jo vetëm.

Dy liderët u panë duke bërë ski e duke udhëtuar mes dëborës në resortin e famshëm “Krasnaya Polyanan” në jug të Rusisë.

Udhëheqësi bjellorus Lukashenko falënderoi Putin për mbështetjen ekonomike që vendi i tij mori nga Rusia kur ai po përballej me protesta masive vitin e kaluar.

Rusia i akordoi  Bjellorusisë një hua 1.5 miliard dollarë shtatorin e kaluar, një gjest mbështetjeje për Lukashenkon ndërsa protestuesit dolën në rrugë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, të cilat kundërshtarë e presidentit Bjellorus i cilësojnë si të manipuluara.

Lukashenko iu kundërpërgjigj protestave me shtypje të dhunshme, një veprim ky i dënuar gjerësisht nga Perëndimi.

Pak ditë më parë kryetarja e opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila ndodhet  në Lituani, u shpreh për gazetën zvicerane “Le Temps” se opozita nuk ishte më në rrugë sepse protestuesit nuk mund t’i kundërviheshin forcës së përdorur nga policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here