Qeveria ende se ka paguar 53 milionshin për Bechtel Enkan

0
53

Kanë kaluar mbi 5 muaj prej që Qeveria e Kosovës e bëri publik dhe mori vendim që t’i paguaj kompanisë “Bechtel&Enka;” 53 milionë euro shtesë për autostradën ‘Arbën Xhaferi’ – Prishtinë – Hani i Elezit.

Mirëpo këto para shtesë të aneks-kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ende nuk janë derdhur në buxhetin e këtij konsorciumi, ndërsa në planifikim buxhetor për vitin 2019 është paraparë pagesa e kësaj ‘gjobe’.

Më 5 qershor të këtij viti, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se kompania në fjalë ka kërkuar 63 milionë euro për shkak se ishte zgjatur afati i përfundimit të punëve, por që pas diskutimeve kishin arritur ta ulin këtë shifër për 10 milionë euro, në 53 milionë.

Kjo ishte bërë çështje diskutimi në rrafsh nacional në fillim të qershorit të këtij viti, mirëpo Gazeta Jeta në Kosovë kishte gjetur që Qeveria Haradinaj në fakt kishte nënshkruar aneks-kontratën vetëm 18 ditë pas ardhjes në pushtet.
Eset Berisha, këshilltar ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj e ka konfirmuar për kallxo.com që ende nuk kanë filluar të paguajnë këtë shumë.
“Nuk ka filluar të bëhet pagesa për zgjatje të afatit të kontratës për ndërtimin e autoudhës “Arben Xhaferi”, thuhet në përgjigjen e Berishës për Gazetën Jeta në Kosovë.

  1. Sipas tij, kjo pagesë do të bëhet deri në qershor të 2019 dhe do të ndahen në 12 këste

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here