Qeveria ndanë 200 mijë euro për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

0
38

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të saj ka ndarë 200 mijë euro për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kështu ka thënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se sot kanë marrë aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

“Kabineti Qeveritar, duke vepruar sipas kërkesës së Komitetit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në shumë prej 200 mijë eurosh, që do të përdoren për nevojat e realizimit të këtij projekti.”

“Po sot kanë marrë aprovimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për financimin e projektit “Parku Inovativ Trajnues në Prizren” dhe nisma për marrëveshjen ndërkombëtare ne mes të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ) për bashkëfinancimin e Projektit CETEP, që parasheh krijimin e vendeve të reja të punës, përmes promovimit të eksportit”, ka shkruar Haradinaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here