Qytetarët u grumbulluan për Barjam, Hoti thotë se ata që nuk i respektojnë masat do të përballen me ligjin

0
12

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që nuk respektojnë masat e qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi u panë shumë fotografi e video ku qytetarët ishin grumbulluar në qendra tregtare e qytete të ndryshme të vendit, ka reaguar përsëri.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti, ka bërë të ditur se të gjithë ata që nuk respektojnë vendimet e qeverisë do të përballen me ligjit.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se në javët e ardhshme do të krijohen kapacitete shtesë me shtretër dhe staf mjekësor.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Bashkë me Ministrin Zemaj, drejtorin e SHSKUK-së, Drejtorin e IKSHP-së dhe me ekspertë shëndetësorë, sot kemi vlerësuar situatën me covid-19 dhe përgatitjet që duhet të ndërmarrim në javët në vijim. Është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve. Institucionet shëndetësore janë në maksimumin e kapaciteteve të tyre. Në javët në vijim duhet të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe staf shëndetësorë.

Pas këtij diskutimi, me Ministrin Veliu, Drejtorin e Policisë, Kryeshefin e AVUK-ut dhe Drejtorin Ekzekutiv të Asociacioni të Komunave të Kosovës, kemi bërë konsultimet e nevojshme për punën e përbashkët në terren të policisë dhe inspektoratit në mbikëqyrje të masave. Kosova asnjëherë nuk do të shndërrohet në shtet policor, por jemi të obliguar që të ruajmë jetën e qytetarëve. Prandaj, policia dhe inspektorati do të zbatojnë ligjin ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here