Rama: Në nëntor agjentë amerikanë vijnë në Shqipëri për drogën

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për të asistuar në luftën kundër drogës.

“Se në fund do thoni jo sepse të vërtetën e dimë. Unë mund të them shumë për kryetarin PD por jam dëshmitarë që ai e din të vërtetën. 12% e demokratëve që besojnë te PD nuk besojnë te kryetari i PD. Lexoni se çfarë thonë sondazhet. Jeni shumë më keq në sondazhet e opinionit publik nga që ishit më 25 qershor. Ju vazhdoni po me të njëjtën muzikë e gramafon, por nuk keni faj se nuk keni tjetër. Sa i përket ndjenjave evropiane ju flisni sikur shqiptarët të kenë ardhur sot, pir ata kanë qenë këtu.

Unë kam mendimet e mija për be, por nuk kam thonë ndonjëherë gjepur parë ato që thotë KE, nuk e kam ftuar ndonjëherë partinë socialiste të thotë gjep[ura e keni thënë ju. Kini parasysh kur flisni që shqiptarët na dëgjojnë nuk janë budallenj, dhe nuk ka zotë kanarine që i bën për budallenj. Mos i merrni kaq lehtë shqiptarët, pse do vijnë pas jush për çfarë? Aq më tepër që ju nuk keni faj.

Qiri vangjeli të thirra këtu se kam shuam dëshirë të diskutojmë këtu. Qiri vangjeli të lutem. Shikoni çka jeni ju, Shqipëria donë shtet ju në katër vite i keni dalë kundër reformave që kanë pasur rregulla për të bërë shtet. Shqipëri a doni punë. Doni investime më shumë, të gjitha kushteve për të pasur më shumë investime i keni dalë kundër jo se keni faj por sepse nuk mbani përgjegjësi. Ju vini këtu flisni flisni fiken kamerat e ikni.

Çfarë faji keni ju? Ju jeni të pafajshëm., një gjë më takon ta them se u zgjat shumë u bë pak baltë. Në korrik ju kujtoj që ne ishim bashkë në qeveri dhe u përgatitëm për të filluar fazën e dytë të operacionit kundër rrjeteve kriminale dhe të fortëve lart e poshtë dhe e kam thënë unë në mënyrë të përsëritur, që mbyllja me suksese e një kapitulli që u hap prej nesh dhe që e mbyllëm ne për ta hequr përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivuesve të lëndëve narkotike nuk është fundi i aksionit tonë, tani do i fillojmë luftën kundër të fortëve feudeve.

Jemi duke mbyllur krijimin e grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen drejt për drejtë n aksion. Më e bukur është që ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës i krijoj mbështetje për këtë aksion, ndërsa kryetari i opozitë vjen këtu dhe thotë prit se javën tjetër do e shihni. Javën tjetër do shihni goditjen ndaj grupeve kriminale.

Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk lat gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht”, deklaroi ai.

Posto nje koment

Please enter your comment!
Emri juaj ketu