Reagon Bekim Jashari për performancën e Fjolla Morinës në Skënderaj

0
21

Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, ka folur për paraqitjen e shumë përfolur të Fjolla Morinës mbrëmë në një koncert në qendër të Skenderajit.

Ai këto komente i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, në një postim ku fliste për manifestimin “60 ditë- 60 aktivitete” që është i dizajnuar për diasporën.

“Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj”, ka thënë Bekim Jashari.

“Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet në vazhdim”

Tutje Jashari ka treguar se sonte në sheshin Adem Jashari do të performojë Leotrim Gashi.

“Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij”, ka shtuar Jashari.

Ky është shkrimi i plotë i tij

Për herë të parë po ndodhë manifestimi “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën, dhe disa prej ngjarjeve të organizuara deri më tani kanë qenë: sofra tradicionale (dy të tilla; në Skenderaj dhe Runik), panairi i veshjeve tradicionale, mini-kuizi, vizitë monumenteve tradicionale dhe të tjera aktivitete që do të zhvillohen ditë në vazhdim.

Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës.

Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj.

Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet tjera në vazhdim.

Sa i takon mbrëmjes së sotme, në Sheshin tonë “Adem Jashari”, do të këndojë Leotrim Gashi.

Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij.

Faleminderit të gjithëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here