Reagon Kryeministri Hoti: Çështja e rrugës Deçan–Plavë nuk zgjidhet duke bërë zhurmë

0
765

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se rruga Deçan – Plavë do të ndërtohet në bashkëpunim me Komunën e Deçanit dhe institucionet tjera kompetente, duke u respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Sipas Hotit, kjo çështje zgjidhet me punë, e jo duke bërë zhurmë.

Hoti gjithashtu thotë se ky ndërtimi i rrugës do të bëhet pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive. Kjo për shkak se sot gjatë ditës pati reagime të ashpra lidhur me këtë çështje.

Tutje, Hoti tha se zhurmat nuk janë zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hotit:

Pa u ndikuar nga zhurmat nëpër studio televizive, ne do ta ndërtojmë rrugën Deçan-Plavë në bashkëpunim të ngushtë me Deçanin dhe të gjitha institucionet e tjera kompetente, duke respektuar ligjet e shtetit të Kosovës. Zhurma nuk është zgjidhje për shqetësimet e qytetarëve tanë, por puna, angazhimi dhe respektimi i normave ligjore dhe kushtetuese“, shkroi Hoti.

Kujtojmë se punimet në këtë rrugë janë ndërprerë me arsyetimin se puna po bëhet afër manastirit që është zonë e mbrojtur.

E pas ndalimit të këtyre punimeve, kryeministri Hoti, dha urdhër që të pezullohen ato, gjë që nxiti reagime nga të gjitha anët në Kosovë.

Zgjidhje për këtë çështje ka propozuar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Lëvizja Vetëvendosje, Nisma dhe AAK ishin disa nga partitë që kundërshtuan ndaljen e këtyre punimeve.

Ndërkohë, analistët vlerësojnë që ky problem në këtë pjesë më së shumti i shkon për favor shtetit të Serbisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here