Rikthehet Alma Lama në listën e LDK’së

0
30

Ish-ambasadorja e Kosovës në Romë, Alma Lama i është rikthyer politikës duke kandiduar për deputete e Kuvendit të Kosovës. Lama do të garojë si pjesë e listës së LDK’së.

Ish-deputetja e VV’së dhe LDK’së ishte emëruar ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, vetëm pak kohë pasi votoi në Kuvend zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Meqë Thaçi nuk kishte votat e mjaftueshme, vota e Lamës ishte domethënëse.

Po Thaçi, dy vjet më vonë kishte shkarkuar Lamën nga kjo pozitë, vendim për të cilin ajo ishte ankuar disa herë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here