Rinovimet në Fakultetin e Filologjisë shqetësojnë profesorët dhe studentët

0
17

Fakulteti i Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nisur të rinovohet në kohën kur fillojnë provimet dhe ligjëratat.

Ky vendim që punët të kryhen pas pushimeve verore u ka sjellë probleme studentëve dhe profesorëve të cilët ankohen për erën e rëndë dhe parregullsitë që po ua shkakton punëkryesi.

Profesori Milazim Krasniqi në një prononcim për Ekonomia Online thotë se është obligim i Universitetit i cili duhet t’i hartoj politikat e tenderit në mënyrë që punimet të kryhen në kohë.

“Problemi mbetet administrativ dhe Universiteti do të duhej t’i hartonte politikat e tenderimit në atë mënyrë që këto punë të kryhen gjatë sezonës së verës kur nuk ka ligjërata dhe kur nuk ka provime”.

Krasniqi tha se fillimi i punimeve në kohë të provimeve tashmë është bërë një praktikë shumë e keqe ngase gjatë tre muajve të verës nuk ka pasë provime dhe ky është një menaxhim i keq dhe jo human kundrejt studentëve dhe profesorëve.

“Është krijuar një praktik shumë e keqe dhe shumë e dëmshme që zakonisht meremetimet fillojnë në kohën kur fillojnë provimet dhe kur fillojnë ligjëratat, ndërsa gjatë tre muajve të verës kur nuk ka as provime e as ligjërata nuk bëhet asnjë lloj pune dhe ky është një menaxhim jashtëzakonisht i keq dhe jo human sepse edhe zhurma edhe lyerjet ndikojnë në koncentrimin dhe disponimin e studentëve dhe të mësimdhënësve ashtu që askush nuk po tregon ndjenjë përgjegjësie as ndjenjë humaniteti dhe ky është një menaxhim i keq ndaj studentëve”, tha ai .

“Mu personalisht më shkakton shumë dëm sepse kam alergji në këto lloj erërash dhe jam i bindur se po të bëhen matjet një numër i madh i studentëve mund të kenë reaksione alergjike në erërat e ngjyrave”.

Ai thotë se gjithmonë do t’i mbështes studentët nëse ata kërkojnë që të mos mbahen provimet dhe ligjëratat në kushte jo adekuate.

“Unë gjithmonë do t’i mbështesja kërkesat e tyre që mos të mbajnë provime dhe as ligjërata në kushte jo adekuate kështu që në at aspekt jam gjithmonë i gatshëm që t’i mirëkuptojë dhe t’i përkrahë.

Sepse ne jemi në një sallë dhe punëtorët godasin me çekanë ajo ndikon në koncentrimin e studentëve dhe jam i bindur se ajo e ulë rezultatin e tyre në provim”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here