Roma vihet pas Joao Pedro

0
12

Skuadra e Romës është duke monitoruar situatën e Joao Pedro.

Roma raportohet të jenë vënë pas sulmuesit të Cagliari, Joao Pedro.

Braziliani la gjurmët e tij në mungesë të Leonardo Pavoletti gjatë këtij sezoni dhe ka tërhequr vëmendje të madhe me paraqitjet e tij gjatë pjesës së parë të sezonit 2019/20.

28 vjeçari ka shënuar 16 herë në ligë këtë sezon, duke bërë kështu që Roma të vihet pas kartonit të tij.

Sipas raportimeve në Itali, edhe Chelsea janë të interesuar për lojtarin, megjithatë ‘Giallorossi’ thuhet të jenë favoritët.

Joao Pedro është me kontratë te Cagliari deri në vitin 2023, qershor, dhe nuk do të heqin dorë lehtë nga lojtari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here