Ronaldo ka një problem të ri në Juventus

0
82

Cristiano Ronaldo ka krijuar një shqetësim të ri te skuadra e Juventusit.

Juventus ka vazhduar punën pas fitores 4:0 ndaj Udineses në Coppa Italia.

Bianconerët përgatiten për duelin e radhës në Serie A ndaj Parmës.

Mirëpo, nuk është gjithçka në rregull.

Klubi kampion nga Serie A ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka munguar në stërvitjen e së enjtes për shkak të problemit me sinusët, transmeton lajmi.net.

Ronaldo mungoi në ballafaqimin me Udinesen pikërisht për shkak të njëjtit problem dhe mbetet të shihet nëse do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin e radhës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here