Rrëfehet legjenda argjentinase: Doja t’i prisja këmbët nga dhimbja e madhe

0
11

Futbolli është një sport sa i bukur aq edhe i rrezikshëm. Nuk janë të paktat rastet kur lojtarët përjetojnë ndonjë dëmtim “horror”.

Dëmtimit të tmerrshëm nuk i ka shpëtuar edhe legjenda e Argjentinës, Gabriel Batistuta.

Ai është shprehur:“ Kam ndjerë dhimbje, dhimbje dhe më shumë se dhimbje. Operimi ishte zgjidhja më e mirë. Sapo ndalova së luajturi pashë se kyçet e mia ishin copash, kockat nuk ishin aty ku duheshin dhe nuk mbanin një peshë prej 86-87 kilogramësh. Kisha një problem si Van Basten, por ai i dha fund dhimbjes në moshën 28-vjeçare. Nuk mund të ngrihesha nga shtrati për disa ditë, ndihesha i sëmurë aq sa shkova tek një miku im doktor dhe i kërkova të më priste këmbët”.

Argjentinasi ka vuajtur shumë përgjatë karrierës së tij, por kjo nuk e ka penguar që të shënojë një mal me gola për ekipin e Fiorentinës, Romës dhe Interit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here