Rrëfimi i luftëtarit të papenduar të ISIS’it, u rikthye në Kosovë dhe dëshiron të shkojë prapë në Siri

0
11

Kosovari Fitim Lladrovci ka dhënë një rrëfim të jashtëzakonshëm për revistën “1843”, që publikohet nga “The Economist”, rreth rrugëtimit në Siri. Thotë se po të mundte do të shkonte nesër sërish për të luftuar atje. Ndërsa rrëfen si u radikalizua, kush e çoi në Siri, si u kthye dhe pse do të zgjedhte që prapë të ishte një xhihadist.

Rrugëtimi që e shty Fitim Lladrovci të bëhet pjesë e luftës nisi në tetor të 2013’ës, kur ai ishte 23 vjeç. Ai i mori kursimet e tij prej 350 dollarësh, u përshendet me gruan e tij dhe la Obiliqin, shkruan “1843”.

Revista, që e intervistoi Lladrovcin, e përshkruan udhëtimin e tij për në Siri.

Në Prishtinë ai u nis me fluturimin për në Stamboll dhe nga aty u nis në një tjetër fluturim, për në Hatay, provincë në juglindje të Turqisë. Në aeroplan ka takuar një arab të veshur me të zeza, i cili e ka vozitur deri në një shtëpi një katëshe e me shtretër një mbi një.  Aty ai u befasua kur takoi gjashtë shqiptarë të tjerë.

Lladrovci ka treguar se dy  nga ta ishin burra, dy ishin gra, burrat e të cilëvë kishin kaluar kufirin me Sirinë muaj më parë. Dy ishin fëmijë; një djal dy vjec dhe një vajzë gjashtë muajshe, që qante vazhdimisht.

Të nesërmën shqiptarët u dërguan deri në kufi e nga aty ecën disa kilometra derisa arriten te një linjë e autobusave. Hipen në një minibus ku iu bashkuan disa burra nga Kaukazi e sic i përshkruan Lladrovci, ishin me mjekrra të kuqe që i bëntë të dukeshine si luaj.

Ata kaluan mes një zone me rërë derisa arritën.

“Vendi dukej i bukur por unë dridhesha gjatë gjithë kohës. Cfarë më frikësonte më së shumti ishte të bija në duar të Bashar al-Assadit”, ka thënë Lladrovci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here