Rrëfimi për të moshuarën serbe që jeton e vetme në Kamenicë, si kujdeset familja shqiptare për të

0
52

Al Jazeera ka sjellë rrëfimin e të moshuarës serbe që jeton e vetme në fshatin Vaganesh të Kamenicës dhe familjen shqiptare që kujdesen për të.

Marrëdhëniet e tensionuara ndëretnike dhe paragjykimet nuk e penguan shqiptarin, Fadil Rama  që t’i sigurojë asaj ndihmën e nevojshme, nis rrëfimi i televizionit Al Jazeera.

Aty përshkruhet udhëtimi i Fadilit deri te shtëpia e të moshuarës dhe gëzimi në fytyrën e saj kur dikush i dërgon ushqim. E atë e bën vetëm Fadili, disa herë në javë, transmeton Reporteri.

Ajo  mes lotësh thonë se e konsideron Fadilin si djalin e saj të tretë dhe nuk mund ta ndajë nga familja.

Komuna e Kamenicës iu ka siguruar familjes banim në qytet, djali i saj me babain e sëmurë ka shkruar, por e moshuara Vlladica nuk dëshiroi të ndahej nga fshati ku e kishte kaluar jetën. Kështu edhe ka mbetur e vetme në fshat.

Ajo thotë se më së shumti i mungon shoqëria, por se Fadili e përmbushë këtë zbrazëti. Kur ndahet me të ajo qanë dhe lutet për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here