Rreth 70 për qind e qytetarëve të Luginës janë vaksinuar

0
21

Në Luginën e Preshevës rreth 70 për qind e popullsisë është vaksinuar ndërsa edhe rastet me Covid-19 kanë rënë. Megjithatë, numri i atyre që kanë humbur jetën nga koronavirusi është i lartë.

Gjendja aktuale e të infektuarve me Covid-19 në Luginë në përgjithësi e veçanërisht në Komunën e Preshevës është në normalizim e sipër. Aktualisht 70 për qind e qytetarëve janë vaksinuar. Në qendrën Covid apelohet që qytetarët të kenë kujdes edhe më tej dhe të respektojnë të gjitha masat parandaluese të infektimit.

Vala e tretë e infektimeve në Preshevë ka shënuar numër të madh të atyre që kanë humbur jetën në betejën me Covid-19 që e cila ka ndikuar në imunizimin e shumë qytetarëve të cilët deri më tani nuk ishin vaksinuar.

Ndërsa numri i të infektuarve është në rënie e sipër në Preshevë megjithatë Ministria e Arsimit në Serbi ka vendosur se në mesin e 40 shkollave të mesme në Serbi edhe 2 shkolla të mesme në Komunën e Preshevës të kalojnë në të ashtuquajturin model C të zhvillimit të procesit mësimor, masë kjo e cila mendohet se do të ketë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës./rtk

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here