Rrugët e Prishtinës bllokohen nga qytetarët që po presin ta takojnë Clintonin

0
29

Rrugët kryesore të Prishtinës janë mbuluar me njerëz, të cilët po presin që të kenë rastin ta takojnë ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja, Madeleine Albright, shkruan Gazeta Express. 

Kanë arritur paradite në Prishtinë, për të festuar bashkë me kosovarët 20-vjetorin e çlirimit dhe hyrjes së forcave tokësore të NATO’s në Kosovë.

Në mbrëmje Albright dhe Clinton kanë qëndruar në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku po mbahet një koncert i Filharmonisë së Kosovës, ndërsa qytetarët kanë gjatë gjithë kohës që t’i takojnë ata. 

Express ju sjell fotografi dhe video nga rruga pranë Katedrales:

Ndërsa një video e ka postuar në llogarinë e tij Facebook ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, kur liderët amerikanë arriten në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, nesër nga ora 11:00 deri në 12:30 ftohen qytetarët të dalin në sheshin e Prishtinës për të nderuar Bill Clinton dhe Madeleine Albright. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here