Sampdoria i vë çmimin objektivit të Milan

0
28

Skuadra e Milan ka marrë një lajm mjaft të rëndësishëm në merkaton e verës.

‘Rosoneri’ janë duke synuar që të përforcohen akoma më shumë, sidomos në repartin e mesfushës, ku skuadra kishte çaluar paksa në sezonin e kaluar.

Një nga emrat që është në listën e dëshirave të Milan, është edhe ai i anëtarit të Sampdoria, Dennis Praet.

Sampdoria i ka vërë lojtarit një çmim prej 25 milionë eurove, raporton e përditshmja italiane, ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Të interesuar për lojtarin më parë ishin edhe skuadra e Arsenal, por ata duket sikur kanë zbehur interesimin e tyre.

Italianët tashmë do të kenë konkurrencë nga Premierliga, me skuadrën e Leicester që e pëlqen lojtarin. Të dyja skuadrat tashmë e dinë se duhen paguar 25 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here