Sekretari dr Ibrahimi: Jemi ne fund te perpilimit te Strategjise per rritjen e punesimit ne Ulqin deri ne vitin 2025

0
57

Sekretariati per ekonomi dhe zhvillim i Komunës se Ulqinit ne bashkëpunim me partneret lokal permes Programit te Bashkimit Europian me Malin e Zi per punesim, edukim dhe mbrojtje socijale deri ne muajin mars do ta shpalos propozimin e Strategjise per rritjen e punesimit ne teritorin e Komunes se Ulqinit per vitin 2021-2025.Kjo strategji do te parashoh tre qellime kryesore: rritja e numrit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme; rritja e punesimit te te rinjve, si dhe zvoglimi i numrit te personave aktive te pa pune.Treguesit e suksesit do te jene: zvogelimi i numrit te papunesise per 15%; rritja e bizneseve te vogla dhe te mesme te dyfishohen, zvogelimi i numrit te rinjve te pa pune per 52%.Per arritjen e ketyre treguesve te suksesit Komuna e Ulqinit do te propozoj nje paket te masave nxitese per hapjen e bizneseve te reja, zgjerimin e veprimtarise se bizneseve aktuale, subvencione ne bujqesi, edukimin e te interesuareve per sfera te ndryshme te zanateve tradicionale, pergaditje per konkurrime ne grante te ndryshme shteterore dhe nderkombetare, si dhe rritja e konkurrences. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here