Selmanaj: Kur të bie qeveria Haradinaj të shpallen tri ditë zie

0
6

Deputeti  i AAK-së, Rasim Selmanaj me anë të një statusi i ka reaguar Driton Selmanaj, deputetit të LDK-së. Ky i fundit ka propozuar që kur të bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare. 

Ndërkohë që sipas deputetit të AAK-së, kjo i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tre ditë zie.

Ai paska propozur që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëhere sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tri,

DITË ZIE;

-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline. 

“Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!”, ka pyetur ai deputetin e LDK-së. 

Shkrimi i tij i plotë në Facebook: 

Mirëmengjesi Kosovë!

Ka një orë që jam zgjuar nga gjumi këtu në Gllogjan dhe sapo fillova të shfletoj në rrjetet sociale mu shfaq një titull “interesant” i deputetit të LDK-së Driton Selmanaj.
Ai paska propozur që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëhere sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tri,

DITË ZIE;

-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..

Për të shkuar përtej kësaj atëherë i nderuar kolegu deputet Driton Selmanaj a ke ndonji propozim për të gjitha ato beteja të fituara në luftë të Ramush Haradinajt si do t’i shpallesh?!?

Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!
Dita kur ka ra qeveria Mustafa nuk është shpallur festë zyrtare e as ditë zie por ishte një proces demokratik! 
Opozita ka detyrën e kritikës por tash edhe për të shpallur “ festa zyrtare” ndersa qeveria me vazhdu me punu në agjentat e saj!

Sukseset e qeverisë Haradinaj dhe rritja e popullaritetit dhe besueshmërisë ndaj Ramush Haradinajt mbase duket normale t’i ketë shqetësuar oponentët politik!
RS

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here