Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi tash ka një emër të ri

0
85

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) thotë se emri zyrtar i sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi do të jetë Covid-2019.

“Tani kemi një emër për sëmundjen dhe është Covid-19”, ka thënë Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Organizata Botërore e Shëndetit, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo erdhi pasi numri i vdekjeve nga ky virus kaloi 1000-shin. Dhjetëra mijëra njerëz të tjerë janë infektuar.

Fjala “koronavirus” erdhi nga grupi i viruseve të cilit ai i takon.

Hulumtuesit bëin thirrje që sëmundja të ketë një emërtim, ashtu që të evitohen hutitë dhe stigmat.

“Ne duhej të gjenim një emër që nuk i referohej ndonjë vendi gjeografik, ndonjë kafshe apo ndonjë grupi njerëzish dhe gjithashtu do të ishte i shqiptueshëm dhe që lidhej me sëmundjen” thënë shefi i ËHO’së.

“Duke pasur një emër, evitojmë përdorimin e emrave të tjerë të papërshtatshme dhe stigmatizuese. Kjo gjithashtu krijon një standard të përdorimit të ndonjë shpërthimi tjetër nga koronavirusi”, u shpreh ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here