Senati vendos për afatin e përfundimit të studimeve

0
25

Të gjithë studentët e universitetit më të madh publik në Kosovë që kanë pasur probleme t’i përfundojnë studimet me kohë mund të llogarisin në një vendim të ri të Senatit të UP’së.

Kjo është bërë e ditur nga Prorektori i UP’së, Faton Berisha i cili ka thënë se Senati do të trajtojë edhe kërkesat që vijnë nga studentët e studimeve themelore, master e doktoratë që tejkalojnë shtatorin pa i përfunduar studimet.

Fundi i shtatorit të këtij viti ka qenë afati i fundit i gjithë atyre që s’kanë arritur t’i përfundojnë studimet me kohë. Vendimi ishte marrë vitin e kaluar nga Senati i UP’së.

Por ky afat mund të shtyhet për shkak të pandemisë.

Megjithatë krahas vështirësive të shfaqura gjatë pandemisë, Berisha thotë se në UP po funksionon i gjithë procesi..

E njohësi i arsimit, Rinor Qehaja po thotë që bartësit e arsimit të lartë duhet të veprojnë karshi situatës së krijuar nga COVID-19.

Mbledhja e Senatit pritet të mbahet brenda majit ku mund të meret një vendim për këtë çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here