Senatorët e ngarkuar për gjykimin e Trumpit bëjnë betimin

0
65

Senatorët amerikanë u betuan sot para presidentit të Gjykatës Supreme  të SHBA-së, John Roberts, në aktin e parë të procesit të shkarkimit të Donald Trump.

Të zgjedhurit e Dhomës së Lartë të Kongresit janë betuar kolektivisht për të bërë drejtësi në mënyrë të paanshme, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet para magjistratit të lartë, i ngarkuar për të drejtuar këtë proces historik.

Vetëm 99 nga 100 senatorë ishin të pranishëm.

“Një prej tyre, republikani, Jim Inhofe ndodhej në Oklahoma për të qëndruar pranë një anëtari të familjes së tij pasi vuante nga një problem shëndetësor”, theksuan shërbimet e tij në një komunikatë.

“Ai parashikon të kthehet të martën në Uashington ku do të bëjë betimin, pa shkaktuar vonesa në procedurën e shkarkimit”, shtoi i njëjti burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here