SHBA adresojnë pakënaqësitë e tyre për keqtrajtim të Asap Rocky në burgjet suedeze

0
17

Reperi amerikan ditë më parë është arrestuar në Suedi.

Asap Rocky bashkë me tre persona janë akuzuar për sulm ndaj disa qytetarëve suedez me ç’rast janë arrestuar në fillim të muajit korrik, shkruan Complex.

Departamenti për politikat e jashtme në SHBA kanë adresuar pakënaqësitë e tyre në drejtim të Suedisë duke deklaruar se qytetari i tyre po keq trajtohet në burgjet suedeze.

Burimet e Tmz kanë kuptuar se kushtet e Asap në qeli janë të tmerrshme. Ai po bën gjumë në një shtresë ku kryhen ushtrimet ‘Yoga’ madje nuk ka as batanije, përveç kësaj po shërbehet me ujë të turbullt dhe vetëm një mollë çdo 24 orë me ç’ rast ka ndikuar negativisht në psikologjinë e reperit.

Zëdhënësi i punëve të jashtme të SHBA ka lutur qeverinë suedeze për trajtim të njëanshëm dhe njerëzor për të gjithë qytetarët amerikan në Suedi, duke shpresuar në lirimin sa më të shpejtë të reperit dhe shokëve të tij. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here